Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Unë jam kryeministër i shpresës, ti je president i dhunës e frikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili dje në një deklaratë skandaloze tha se po përgatitet vrasja e serbëve në Kosovë.

Kurti, tha se kur zyrtarët në Beograd, përfshirë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, flasin për dhunë dhe vrasje në Kosovë, ata flasin për vete, “flasin për imagjinatën e mendimet e tyre”.

Ai u shpreh se Vuçiq është president i dhunës dhe frikës.

“Unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit. Ndërsa në Serbi kemi një president të dhunës dhe frikës dhe të kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë, vrasje, flasin për vete. Flasin për imagjinatën, mendimet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për të flasin Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha kryeministri.

“Dita e 1 gushtit do të shkonte tërësisht paqësore, mirëpo më 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur strukturat ilegale që u bënë banda kriminale. Ata janë duke folur për vete, jo për neve. Ne jemi për paqe, për siguri afatgjatë. Progresi në Kosovë duhet të mbrohet”, tha Kurti.

(Visited 25 times, 1 visits today)