Kurti: Irritohem kur dikush më thërret “vëlla”, s’ka kryeministër me vëllazni

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit sërish ka përmendur thirrjen e kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i cili iu drejtua me “vëlla” në takimin për grevën në arsim.

Kurti thotë se irritohet kur dikush shkon në zyren e kryeministrit dhe e thërret me termin “vëlla”.

Siç thotë ai, “kështu ka qenë në të kaluarën por tash nuk është më”.

“…Ose problematizohet që unë e kam kritikuar kryetarin e sbashkut që më ka thënë vëlla. Shikoni, unë i kam dy vëllezër por asnjëri prej tyre as në Kurti 1 as në Kurti 2 ska ardhë në ndërtesë të qeverisë dhe nuk vjen. Sepse unë besoj qe vëllezërit janë për te shpija. Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vëllazni. Nuk ka më kryeministër me vëllazni. Natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyren e kryeministrit kur dikur ka qenë dikush tjetër, tash jam unë, një ditë vjen dikush tjetër, dhe tash thotë vëlla. Pra është shumë më rëndësi që të kuptohet vizioni im që të ndahet publikja prej privates. Të flasësh për vëllazërimin mes kreut të sindikatës dhe kryeministrit mund të ketë qenë në të kaluarën por nuk është ma”, thotë Kurti.

(Visited 13 times, 1 visits today)