Kurti jep lajmin e mirë: Të hënën nis skema e mbështetjes, çdo familje së paku një të punësuar (VIDEO)

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se po e nisin skemën e radhës në mbështetje të qytetarëve “Qeveria për familjen”, ku në kuadër të masave të punësimit synojnë të garantojnë që çdo familje e Kosovës të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Kurti ka thënë se prioriteti i Qeverisë që drejton është punësimi dhe drejtësia.

Ai në një video të postuar në Facebook ka sqaruar se nëpërmjet kësaj skeme, Qeveria do të subvencionojë deri në 70 % të pagës bruto të punëtorit, maksimumi deri në 300 euro, për 6 muaj me radhë.

“Kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë, është që punëkërkuesi nuk ka të punësuar asnjë anëtar të familjes. Nga e hëna, krejt çka duhet të bëni ju si punëkërkues dhe që e plotësoni këtë kusht dhe si punëdhënës privat që kërkoni punëtorë, është të dërgoni dokumentet përkatëse në zyrat e punësimit në komunat tuaja. Ministria e Financave të hënën do të ndaj me ju të gjitha informatat e nevojshme”, ka thënë ai.

(Visited 33 times, 1 visits today)