Kurti për reciprocitetin: S’ka kurrfarë mundësie për destabilim, po bëhet diçka legjitime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me reciprocitetinqë do të vendoset nga nesër me Serbinë, për targat dhe letërnjoftimet serbe.

Kurti theksoi se nuk ka vend për tension, pasi sipas tij, po bëhet dicka legjtiime dhe legale, njofton Klankosova.tv.

“Unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës, e di që fqinji ynë në skenën politike atje, ka shumë politikanë deri të kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës dhe frikësimit.

Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, republika, kushtetutshmëria nuk kanë alternative dhe andaj besoj dhe punojë që gjithçka nesër të shkojë mirë”, ka thënë Kurti.

“Ne nuk do t’ua marrim dokumentet njerëzve që vijnë nga Serbia në Kosovë, ne do t’ua shtojmë një flet-deklarim, sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjtë me çdo qytetarë të Kosovës kur e kalon kufirin e shkon në Serbi”, shtoi ai.

“Nga nesër ata do të kenë një dokument më shumë, jo më pak, do jetë një flet-deklarim që do të lëshohet në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës, nuk ka vend për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilim, sepse po bëhet diçka legjitime dhe legale”.

(Visited 11 times, 1 visits today)