Loredana shkak i krisjes së raporteve me Mozzik? Flet Noizy

Noizy ka thyer heshtjen dhe ka folur lidhur me atë që ka ndodhur mes tij dhe Mozzik.

Ai shprehu se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik, teksa përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar.

Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte” tha Noizy./indeksonline/

(Visited 124 times, 1 visits today)