“Luftëtarët nuk kanë luftu për pension, kanë luftuar për…”, ish-pjesëtari i UÇK-së tregon pse është kundër pensionit të veteranëve

Ish-komandanti i divizionit të këmbësorisë në Kukës, Kudusi Lama, në emisonin N’Demos ka treguar pse është kundër pensionit të vetranit të UÇK-së, shkruan Gazeta Demos.

“Nuk jam kundër pensionit, kam thënë ndaloni pensionin sepse ligji është bërë keq. Ky ligj që është bërë nuk i përngjanë asnjë ligji në asnjë vend të botës për luftëtarët.

Janë përbuzur luftëtarët me këtë ligj. I thuhet luftëtarit me ligj, ti ke një pension 170 euro por nuk ke të drejt të punoshë, se po bëre punë tjetër nuk e merr këtë, të hiqet kjo e drejt.

Nuk ke drejt të jesh pensionist diku tjeter, se po more pension diku tjetër, prap të hiqet kjo e drejt. Dikush punon në të zezë vetëm që t’ia shtoj të ardhurat e tij për familjen.

Dikush gjen mënyra tjera duke marrë dokumente falso. Me këtë veprim i kemi kriminalizuar luftëtarët, sepse me qëllim që t’i akuzojm nesër.” flet gjenerali i shqiptarëve në emisonin N’Demos.

Gjenerali Lama ndër të tjera tha se duhet të zhduket nga skena ky pension prej 170 euro për ushtarët e UÇK-së.

“Luftëtarët nuk kanë luftu për pension, kanë luftuar për atdheun e tyre.

Mua po të më jepej një shpërblim si luftëtarë 10 euro, do të shkoja me qef të madh dhe ti merrja tek banka, dhe do të thoja kam marr sot shpërblimin e luftës.” potencon Kudisi Lama.

Më shumë detaje:

(Visited 79 times, 1 visits today)