Maloku: Këtë shikueshmëri nuk e arrijnë as Kurti e Jasharaj nëse futen në shtëpi

Para pak ditësh ka nisur reality-show, “It’s my Home” në kanalin “First Channel”, por pas një incidenti që ndodhi mes banorëve, transmetimi në këtë program televiziv u ndal ditën e djeshme, teksa kjo ngjarje ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

Drejtuesi i këtij televizioni, Valon Maloku ka qenë i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10 ku kla thënë se edhe nëse në reality show’un ku ai e drejton, hynë kryeministri Kurti e kryesindikalisti Jasharaj, nuk do ta arrijnë shikueshmërinë e njëjtë.

“Edhe na shtifshin banorë aty Albin Kurtin me Rrahman Jasharajn aty, nuk e mbërrijnë shikueshmërinë. Unë i menaxhoj, e Alaudini jo. Kanë provu me bë edhe relality me VIP-a. Njoni prej këngëtarëve tregon se si e ka mashtruar një femër në shtrat, edhe e kanë lëshu me xhirim edhe e kanë lëshu. E kanë promovu dhunën”, tha Maloku në Politiko.

(Visited 40 times, 1 visits today)