Mediat serbe: Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia konfirmojnë se Kosova është Serbi

Gjatë pjesëmarrjes në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Vilnius, anëtarët e Delegacionit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare të Serbisë zhvilluan takime me delegacionet e Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës.
“Nga ana jonë, bashkëbiseduesit janë të vetëdijshëm për faktin se Prishtina nuk i përmbahet dispozitave të Marrëveshjes së Uashingtonit, pasi ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe nuk ka zbatuar dispozitat e Marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Bashkimi i Komunave Serbe për gati dhjetë vjet.”-thuhej në deklaratë.

Sipas mediave serbe, kreu i delegacionit grek dhe njëherësh nënkryetari i AP-së së NATO-s, Spilios Livanos, thuhet se ka ripërsëritur qëndrimin e Greqisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë në dukje qëndrimin konsistent dhe të bashkuar politik të vendit në këtë drejtim.

Kreu i delegacionit sllovak në AP të NATO-s, Ludovit Goga, përsëriti mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, duke përfshirë mbështetjen në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit me kreun e delegacionit spanjoll në AP të NATO-s, Zaid Kanter, u theksua mbështetja e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë dhe u theksua se ky vend nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij parimor, duke përfshirë mbështetje në nivel ndërkombëtar.

Shefi i delegacionit rumun, senatori Angel Tilvar, ka rikujtuar qëndrimin konsistent të Rumanisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi për çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, shefat e delegacionit shprehën mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe diskutuan mundësitë për përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

(Visited 210 times, 1 visits today)