Mërgimtarët po ankohen për çmimet në Kosovë, thonë se paratë po iu harxhohen shpejt

Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë për pushime në Kosovë tashmë është i madh. Ekipi i emisionit të verës në T7, “Era Verë”, ka qëndruar në Deçan ku ka bashkëbiseduar me shumë mërgimtarë që kanë ardhur. Ajo që menjëherë është vërejtur janë ankesat e tyre për rritjen e çmimeve në vendin tonë. Thonë se jeta kështu është shtrenjtuar shumë.

Gjithsesi, ata janë të lumtur që gjenden në vendlindjen e tyre, derisa qytetarët e Deçanit thonë se ky vend merr gjallëri nga mërgimtarët e shumtë.

Videon mund ta shihni më poshtë.

(Visited 80 times, 1 visits today)