Mërgimtari nga Ferizaj ofron shtëpinë, me të gjitha shpenzimet fikse dhe familjes së dëmtuar i ofron edhe 200 euro çdo muaj

Solidarizimi dhe humanizmi i kosovarëve me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon me të madhe edhe sot.

Florim Haxhimusa i cili përkohësisht gjendet në Zvicër ka ofruar shtëpinë e tij në Doganaj të Ferizajt.

Florimi ka thënë se ka shtëpinë me 5 dhoma të rregulluar dhe e ofron përfamiljet e dëtura nga tërmeti i djeshëm. Përveç të gjitha shpenzimeve fikse, Florimi deklaron se familjes do ti jep edhe nga 200 euro në muaj për nevojat e tyre.

“Te dashur, shfrytëzimi eficient i resurseve është i domosdoshëm, qofte nga pikëpamja ekonomike apo edhe religjioze, për rritje te mirëqenies sociale. Prandaj, duke e pasur parasysh se shume familje (vëllezër dhe motra tona nga Shqipëria) kane mbetur papritur pa strehe, familja ime shprehe gatishmërinë të strehoj një familje të kaloj dimrin i cili po afrohet. Ne kemi një shtëpi me 5 dhoma te mobiluar e te pa shfrytëzuar. Te gjitha shpenzimet fikse dhe një shume prej 200€ ne ua sigurojmë. Vendbanimi është ne fshatin Doganaj te komunës se Ferizajt (me pak se 2km larg qendrës se qytetit). Vend ideal për familje me fëmijë për shkak te afërsisë se shkollës fillore te fshatit, por edhe afërsisë se shkollave te mesme ne Ferizaj. Ju lus ta shpërndani ashtu qe te mund ta strehojmë ndonjë familje. Kontaktoni vëllaun tone, Fatos Haxhimusa, ne +383 44 731 713. Çdo te mire, Flotim e Adhurimi Haxhimusa” ka shkruar Florim Haxhimusa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *