Messi apo Ronaldo? – Vajzat tregojnë se me cilin do të dilnin në takim

Një Youtuber doli në rrugët e Barcelonës për t’i pyetur disa vajza se a do të preferonin të dilnin në takim me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldos, në një eksperiment që është bërë viral në rrjete sociale.

Kapiteni i Barcelonës dhe ylli i Juventusit janë shpeshherë protagonistë në debatet e zjarrta në botën e futbolli se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, transmeton Gazeta Express.

Por, këtë herë, Torres Pit e publikoi një video ku ai e zbuloi se cili nga dy lojtarët vlerësohej më shumë si partner për një takim nga disa vajza në Barcelona.

Shumica e vajzave e zgjodhën Messin, i cili është kapiten i Barcelonës, ndërsa vetëm dy vajza e zgjodhën Ronaldon.