Milaim Zeka: Vuçiqi pos Zajednicës, do të fitojë edhe autonomi për serbët e veriut

Parashikim i “frikshëm” i Milaim Zekës, pas publikimit të propozimit për “kornizën e bisedimeve”. Ai ka shkruar se Vuçiqi pos Zajednicës, do të fitojë edhe autonomi për serbët e veriut.

Sipas tij, me këtë klasë politike Kosova do të ngelë në retorikë patriotike.

Postimi i plotë:

Kjo ka qene arsyeja e takimit Rama-Kurti, asgjë tjetër. Mbajeni mend, Vuqiçi, përpos Zajednices serbe, do te fitoje edhe autonomi për serbet e veriut. Kosovës, me ketë klase politike dhe me këtë shtrese te popullatës, do t’i ngele retorika patriotike dhe telat e qiftelisë, për ta kënduar këngën: “Moj Serbi moj shtrige e keqe”!!!
Fëmijët tanë do tallen me ne duke dëgjuar këngën, dhe do thonë: Prindërit i kemi pas fare e fëlliqtë!!!
Kam thënë se kur Vuçiqi vajton e paraqitet viktime, një e keqe e madhe na pret tek dera!!!

(Visited 183 times, 1 visits today)