Ministria e Jashtme dënohet me 13 mijë euro pasi nuk tregoi shpenzimet e Prindon Sadriut (DOKUEMENT)

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka dënuar me 13 mijë euro Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, pasi këta të fundit nuk kanë ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime (karburante) të diplomatit dhe bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut, gjatë periudhës prej muajit shkurt 2019, deri në muajin shkurt të këtij viti.

Ky vendim, siç njofton AIP-ja, hyn në fuqi 7 ditë pas pranimit të vendimit.

Me shumën prej tre mijë eurove, MPJ-ja është gjobitur për shkak të moszbatimit të vendimit Nr A-272/2022 për heshtje ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike.

Derisa 10 mijë euro është gjobitur për moszbatimin e vendimit Nr A-272/2022 dhe për pamundësimin e realizimit të së drejtës për qasje në dokumente publike.

Nga AIP-ja thonë se MPJ-ja edhe përkundër faktit që ishte paralajmëruar se kishte shtatë ditë afat për të jetësuar kërkesën e palës ankuese, nuk e ka zbatuar vendimin e AIP-së. /EO

(Visited 49 times, 1 visits today)