Ministrja Nagavci reagon për punësimin e vajzës: U punësua kur nuk ishim në Qeveri

Pas raportimeve në media se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka punësuar vajzën e saj në Ministrinë e Financave, ka reaguar vetë ministrja.

Nagavci përmes Facebook-ut ka thënë se ky lajm është i pavërtetë dhe tendecioz dhe për këtë ajo ka paralamëruaj se do t’i adresohet Këshillit të Mediave të Shkruara, e pastaj edhe do të bëj padi.

“Lajmi ‘’Edhe ministrja Arbërije Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave’’ është lajm tendencioz dhe i pavërtetë.

Dua të njoftoj opinionit publik se vajza ime Mirjeta Nagavci është angazhuar prej 20 janarit 2020, kur ne nuk ishim në qeverisje, dhe ky angazhim i saj vjen si obligim që ka për shkak të bursës së fituar nga Young Cell Scheme siç edhe mund ta shihni në fotografinë më poshtë.

Për këtë shpifje unë do t’i adresohem Këshillit të Mediave të Shkruara për të proceduar pastaj me Padi”, shkroi Nagavci.

(Visited 67 times, 1 visits today)