Mustafa – Muratit: Qaq shumë qytetarët po kanë para në banka sa po e lëshojnë Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa i është përgjigjur ministrit të Financave Hekuran Murati.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “rezultat i ndihmave qeveritare sot qytetarët kanë më shumë depozita në banka”.

E në lidhje me këtë Mustafa tha se prej se Murati është ministër 100 mijë qytarë e kanë lëshuar Kosovën.

“Tregoni dikush ministrit të financave se qaq shumë po kanë qytetarët para në banka sa që 100.000 djem e vajza e kanë lëshuar Kosovën prej kur ka ardhë ministri në pushtet”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Express

(Visited 7 times, 1 visits today)