Nagavci: Jasharaj s’është vetëm, po e shtyjnë të tjerët, kërkesat janë shantazhuese

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ajo tha se Jasharaj nuk është “i vetëm në këtë betejë”.

“Të them të drejtën, unë besoj që është përmend shumë emri i zotit Jashari. Nuk dua të diskutojë në atë formë. Unë mendoj që ai nuk është vetëm në këtë betejë, janë të tjerët që e shtyjnë”, tha Nagavci në “DPT te Fidani”.

Derisa foli për partitë opozitare, Nagavci tha se “Jo vetëm se e kanë lënë një pjesë të madhe të qytetarëe në një gjendje të vështirë materiale, por tani synojnë që të shfrytëzojnë aty ku ka ndjeshëmri më të madhe, për të nxitur”.

E para e Arsimit tha se “mund të lejojnë që të ketë kërkesa shantazuese”.

“Pikërisht pse ne besojmë që duhet të mbështeten ata që kanë më shumë nevojë, nuk mund të lejojmë që të ketë kërkesa të tilla shantazhuese, të cilat insistojnë për asgjë tjetër vetëm 100 euro”.

“Jo në asnjë mënyrë nuk është inati politik, por është e vërteta se si duhet të kemi përgjegjësi, jo vetëm ndaj buxhetit të shtetit, por edhe ndaj respektimit të legjislacionit në tërësi. Nuk mundet askush me shantazhu në këtë mënyrë”.

(Visited 7 times, 1 visits today)