Ndërmjet Kosovës e Serbisë, Abazoviq nuk ka deklaratë për ato që ndodhën në Veri të dielën

Për situatën në Veriun e Kosovës ka pasur reagime në Evropë dhe përtej Oqeanit Atlantik, ka reaguar edhe Federata Ruse e Bjellorusia, por jo edhe kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Të dielën Kosova e Serbia u përfshin në tensione kur po afronte afati për hyrjen në fuqi të vendimeve të qeverisë për reciprocitet në targa dhe dokumente. Derisa Kosova u shfaq e vendosur për t’i çuar përpara vendimet e saj, Aleksandër Vuçiq që nxiti serbët lokalë të vendosin barrikada nëpër rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Dje reagoi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot Maqedonia e Veriut, por nuk pati reagim nga Kryeministri Abazoviq.

Këto vendime, të reciprocitetit, po dalin të jenë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Abazoviq kohëve të fundit ka tentuar të rregullojë raportet me Serbinë dhe Kishën Ortodokse Serbe – një kontest shekullor mes popullit të Serbisë dhe atij malazez – që në thelb ka edhe çështjen identitare mes këtyre popujve.

Rreth kësaj presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka shprehur kundërshtim.

(Visited 37 times, 1 visits today)