Ndodh edhe kjo! Ja çka i ndodhi kësaj vajze teksa po udhëtonte me autobus në Prizren

Një rast i r ëndë ka ndodhur dje pasdite në Prizren, ku si pasojë e një aksidenti teksa po udhëtonte me autobus, një 31-vjeçare është dërguar me u rgjencë në spital,.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur rreth orës 15:35 kur autobusi po udhëtonte në drejtim të lagjes Arbana, ku me të arritur në afërsi të sheshit ‘Skënderbeu’, shoferi ka hapur dyert e autobusit pa e ndalur atë.

Si pasojë e kësaj, 31-vjeçarja që ndodhej brenda ka rënë nga autobusi në tokë, duke marrë kështu lëndime të rënda në kokë.

Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente të Spitalit rajonal në Prizren, ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

Ndërkohë rasti është raportuar edhe në Polici, ku me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Aksident trafiku me lëndime të rënda’.

(Visited 99 times, 1 visits today)