Në këtë orë hapen terminet për viza pune në Ambasadën Gjermane

Në këtë orë hapen terminet për viza pune në Ambasadën Gjermane.Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë përmes një njoftimi ka treguar që terminët për viza pune për muajin korrik fillojnë nga data 1 qershor.

Krahas informacionit për nisjen e caktimit të terminëve ka njoftuar edhe për kohën se sa do të zgjas ky termin.

“Lista e regjistrimeve për terminë për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Për viza pune janë vazhdimisht mbi 50 mijë kërkesa cdo muaj. Por, vetëm një numër i kuzfizuar i tyre arrijnë të sigurojnë termin, për shkak të kuotave të kufizuara të Kosovës dhe kërkesës së jashtëzakonshme të kosovarëve për të punuar në Gjermani.

(Visited 50 times, 1 visits today)