Nëna e këshilltares së Nagavacit punësohet në Universitetin e Gjakovës, ajo thotë se është gabim teknik

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka emëruar në pozitën anëtarës se Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Valbona Puka-Gola, e cila është nëna e këshilltarës politike të Nagavcit Arrita Pukës.

Por, në një prononcim për Gazetën Insajderi kjo e fundit e cila është edhe pjesë e kabnietit të Ministrës tha se ka qënë lëshim teknik dhe se nëna e saj nuk do të jetë pjesë e Universitetit të Gjakovës.

Megjithatë, gazeta siguruar dokumentin në të cilën thuhet se Valbona Puka-Gola është emëruar nga Ministrja e Arsimit.

Edhe në web-faqën zyrtare të MASHT figuron emri i Arrita Pukës të cilës i është punësuar nëna.

Gazeta ka kontaktuar me këshilltarën e Nagavcit ajo tha se nuk ka qënë në dijëni të një vendimi të tillë dhe e quajti gabim Teknik.

“Une nuk kam qene e informuar per kete vendim (e kuptova nga mesazhi juaj). Kontaktova edhe me kabinetin dhe me njoftuan se eshte bere leshim teknik ne citimin e emrave. Ju lutem, cfaredo vendimi te leshuar konsideroni si te pavlefshem, sepse nena ime nuk eshte pjese e KD te Universitetit te Gjakoves”, tha ajo.

Tutje Gola shtoj se ky vendim nuk vlen dhe do të korrigjohet.

“Nena ime nuk eshte njoftuar per ndonje propozim te mundshem, e as nuk eshte njoftuar per ndonje vendim te tille, as permes telefonit e as permes kanaleve zyrtare te komunikimit, sic do te duhej sipas ligjit per proceduren e pergjithshme administrative. Prandaj vendimi nuk vlen dhe do te korrigjohet”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i ministrës, Arbërie Nagavci për nepotizëm. Ajo në prill ka përzgjedhur dhe rekomanduar për bursa studimi në universitete të huaja disa militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe djalin e deputetes të kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

(Visited 34 times, 1 visits today)