Nga PDK-Ja Vijn Me Goditjen E Radhes Per Kryeministrin:‘Kurtin E Pritën Të Shkallët, Biden-Blinken-Harris Nuk Patën Kohë As 5 Minuta Për Të’

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kryeministrin Albin Kurti askush i rëndësishëm nuk e priti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ata që e pritën, e pritën jozyrtarisht vetëm te shkallët e ndërtesave të tyre.
Zyrtari i kësaj partie shkroi se askush nga lidershipi politik amerikan nuk gjeti kohë për kryeministrin Kurti.

“As Biden, as Harris, as Blinken, nuk patën kohë as 5 minuta për Kryeministrin e Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur pse ishte Kryeministri i Kosovës, por pse ishte Albin Kurti”, shkroi ai.

Ai më tutje shkroi se në të kaluarën liderët politik të Kosovës priteshin me ceremoni në Uashington, ndërsa Kurtin vetëm te shkallët e ndërtesave.

“Vetëm para pak vitesh, liderët e Kosovës priteshin në takime në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurtin e pritën te shkallët”, shkroi sekretari i PDK’së.

Gjoshi ndër të tjera shkroi se i pari i qeverisë kosovare u largua nga atje me një mesazh jo të zakonshëm.

“Albin Kurti u largua nga Amerika me mesazhin e fuqishëm të këtij shteti mik e aleat strategjik i shqiptarëve: Nuk të duam!”, shkroi ai.

(Visited 59 times, 1 visits today)