Nga viti i ardhshëm kosovarët do të gjobiten nëse nuk e punojnë tokën

Që nga viti i ardhshëm, kosovarët do të duhet t’i paguajnë tatim shtetit për tokën që nuk e punojnë. Gjithë kjo meqenëse institucionet e Kosovës po planifikojnë që nga 2020’ta të nisin aplikimin e tatimit për të gjitha tokat bujqësore të cilat nuk punohen. Por, se sa do të jetë pagesa për tokat e papunuar ende nuk dihet. Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se kjo pagesë do të përcaktohet nga Kuvendet Komunale. Ndërkohë, në Shoqatën e Bujqve deklarojnë se nuk e përkrahin këtë projekt.
.
Arjeta Shabani

Banorët e vendit më të varfër në rajon dita-ditës po largohen nga bujqësia.

Tokat e tyre ata po zgjedhin që t’i lënë vetëm si livadhe e kullosa. Prej më shumë se 400 mijë hektarë tokë bujqësore të shfrytëzueshme sa ka vendi, vetëm 186 mijë hektarë janë punuar në 2018’ën.

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i kanë thënë Gazetës Express se pjesa më e madhe e kësaj tokë i përket livadheve dhe kullosave.

“Sipas të dhënave të Anketës së Ekonomive Bujqësore të vitit 2017, gjithsej sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore janë 416 mijë ha, prej të cilës pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) 218.3 mijë ha ose 52.5%, ndërsa tokë e punueshme-ara (duke përjashtuar perimet) janë 186.9 mijë ha ose 44.9%”, thuhet në përgjigjet e MBPZHR’së për Express.

Por, që nga viti i ardhshëm kosovarëve do të iu duhet të zgjedhin nëse duan t’i punojnë tokat ose të paguajnë për to.

Në Ministrinë e Bujqësisë kanë deklaruar se të gjithë qytetarët të cilët nuk punojnë apo kultivojnë tokat bujqësore, nga fillimi i vitit 2020 do të duhet të paguajnë tatim ekstra në pronë.

Niveli i taksave për çdo kategori të tokës bujqësore do të përcaktohet nëpër komuna veç e veç në bazë të vlerës së tokës dhe lokacionit të saj.

“Tatimi në pronën e paluajtshme nuk vendoset mbi njësitë e kultivuara bujqësore të parcelave. Pra, tatimi vendoset për tokat bujqësore, të cilat nuk kultivohen, respektivisht punohen. Tatimi mbi tokat bujqësore planifikohet të fillojë në vitin 2020”.

Për rregullimin e pagesës së këtyre pronave bujqësore, MBPZHR ka paraparë që Kuvendet Komunale të caktojnë normat tatimore për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të kategorisë që është pronë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *