“Një asteroid i madh po i afrohet Tokës”, NASA lëshon alarmin

NASA ka dhënë ditën e sotme alarmin se një asteroid mjaft gjigant po i afrohet Tokës.

I ashtuquajturi “Asteroidi 2016 NF23” do të kalojë në planetin Tokë pak pas orës 1 të mëngjesit të së mërkurës (29 gusht) në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e bërë, NASA bën me dije se “Asteroid NF23” lëviz më shpejt se avioni i Concord, i cili arriti shpejtësinë 2,179 km/h.

Asteroidi është më i madh se Piramida e Madhe e Gizës në Egjipt (139m) dhe katedralja e Shën Palit në Londër (110 metra), thuhet më tej.

Për shkak të madhësisë së tij, asteroidi është i futur në listën e NASA-s, të quajtur “Asteroidë potencialisht të rrezikshëm”.

“Shkëmbi” gjigand po fluturon drejt planetit një shpejtësi prej më shumë 9 kilometra në sekondë.