Një mënyrë që frigoriferi të shkëlqejë si i ri

Gjurmët e gishtave, pluhuri dhe mbetjet e ushqimeve duken gjithmonë tek pajisjet e kuzhinës prej inoksi. Kur u shkojmë një leckë, përveç njollave, në to mbeten edhe gjurmët e leckës. Ja si të kujdesemi që këto pajisje të jenë gjithmonë plot shkëlqim.

Ju duhen:

një shishe spray (bosh)
1 gotë ujë
1 gotë uthull e bardhë e distiluar

vaj ulliri
Një peshqir për pastrim
Një copë mikrofibër

Udhëzime:
Hapi 1: Përgatisni spray-n. Shtoni në shishen bosh të spray-t ujin dhe uthullën. Tundeni mirë shishen që të përzihen përbërësit

Hapi 2: Spërkasni përgatitjen në sipërfaqen e frigoriferit tuaj. Më pas fshijeni me peshqir që të pastrohen dhe gjurmët e gishtave e të ushqimeve. Sigurohuni që të fshihni me të njëjtin drejtim me sipërfaqen e inoksit.

Hapi 3: Përfundoni pastrimin me vaj ulliri. Hidhni disa pika vaj ulliri në copën tuaj mikrofibër. Më pas fërkoni sipërfaqen vazhdimisht, në të njëjtin drejtim. Prisni 20 minuta dhe me të njëjtën mikrofibër pastroni ndonjë mbetje të pikave të vajit të ullirit. Do të shihni menjëherë një ndryshim të madh. Nuk do të ketë më njolla dhe frigoriferi juaj do të jetë si i ri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *