Numri i votave që mori gruaja e Rexhep Selimit në vendlindjen e saj

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, që njëherëshit është edhe bashkëshortja e ish-kryetarit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, në Komunën e Gjilanit nga e cila edhe vjen, ka arritur të marr 2,878 vota.

Bazuar në formularët e publikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Komunën e Gjilanit ku janë gjithsej 118 qendra të votimit, 10-shi i Listës së VV-së ka arritur ta grumbulloj këtë numër të votave, shkruan Insajderi.

Gjilani, në zgjedhjet e së dielës e nxori Lëvizjen Vetëvendosje paritë të parë, me 28.568 vota ose 63,24 përqind të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.