Osmani: Me Blinken s’u përmend “Ballkani i Hapur”, te Manastiri i Deçanit të respektohet kushtetuesja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se në takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, nuk është përmendur fare çështja e nismës “Ballkani i Hapur”.

Osmani, pas kthimit nga vizita zyrtare në Amerikë, në një konferencë për media tha se me Blinken është diskutuar çështja e Manastirit të Deçanit, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur në qoftë se i referohemi takimit me sekretarin Blinken fare nuk është shtruar. Pra, as nuk është përmendur në asnjë moment gjatë takimit tonë”.

“Kurse sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit është shtruar në kontekstin që gjithnjë e keni dëgjuar edhe më herë nga ana e palës amerikane – në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pra, “Ballkani i Hapur” fare nuk është përmendur kurse Manastiri i Deçanit është përmendur në kuadër të vendimit që ka marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

(Visited 7 times, 1 visits today)