‘Për pak’: Besnik Bislimi provon të duket ‘gjeni’ para gazetarit, por gabon në shumëzim

Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi ka qenë i ftuar sonte për të diskutuar në lidhje me Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë që e nënshkroi në Bruksel.

Para moderatorit ai provoi të dukej si një person që mund të kalkulonte në mënyrë të shpejtë një shifër, por nuk ia doli mbanë.

“Nga 2015-a deri më 2022-n janë 2300 ditë, dhe ka ndryshu situata në terren,” – u shpreh ai duke u munduar të justifikonte ndryshimin e qëndrimit për marrëveshjet.

Në fakt, prej vitit 2015 e deri më 2022 janë shtatë vjet ose 2555 ditë. Nëse i shtojmë edhe dy ditë nga vitet që kishin nga 366 (2016 dhe 2020) bëjnë 2557 ose ‘vetëm’ 257 ditë më shumë. Në anën tjetër, nëse numërojmë edhe këta pesë muaj e njëzet e tre ditë të qershorit atëherë bëjnë 2731 ditë, ose ‘vetëm’ 431’ ditë më shumë se përllogaritja e Bislimit.

Bislimi njihet edhe për gabime të shumta drejtshkrimore në postimet në Facebook.

(Visited 24 times, 1 visits today)