Përsëritën finalen e EURO 2020, pse u vonua Liverpool-Real shpjegohet me këtë video

Një finale duan ta shohin të gjithë, sidomos ata që janë tifozë të klubeve si Real Madrid e Liverpool dhe përballen për trofeun e Champions League.

Dueli i sotëm mes këtyre skuadrave nisi me 36 minuta vonesë, për shkak të tifozëve.

Ashtu si në finalen e EURO 2020, Angli-Itali, ata donin të ishin brenda edhe pa pasur një biletë.

Disa prej tyre nisën të kapërcenin rrethimet, por pa bileta e kishin të kotë. Kaosi i shkaktuar ishte i madh, sikurse shihet edhe në videon më poshtë. / abcnews.al

(Visited 218 times, 1 visits today)