Personi që vonohej qëllimisht në takime, tani shfaqet më herët – Putin ‘bie në grackën’ që dikur ia bënte homologëve

Vladimir Putin dikur ishte lideri shtetëror që i linte të prisnin nëpër korridore homologët për një takim me të.

Por, së fundi ka ndodhur një ndryshim i papritur teksa vërehet gjatë një samiti të disa shteteve lindore në Uzbekistan.

Presidenti rus në gjitha takimet e fundit është ai që pret, e cila gjë nuk kishte ndodhur më parë, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka njoftuar gazetari rus që punon për BBC-në, Andrey Zahkarov, duke thënë se njeriu që ka qenë gjithmonë vonë në takime tani shfaqet gjithmonë më herët.

“Personi që vonohej qëllimisht në takime tani shfaqet më herët. Diçka ndodhi?”, ka shkruar ai në Twitter.

Theksojmë se Putini nuk u mirëprit si zakonisht me të arritur në Uzbekistan gjersa shihet se shumë liderë shmangin takimet me të.

Ndryshe, Recep Tayyip Erdogan së fundi iu kishte hakmarrë liderit rus duke e lënë të pret pasi Putin të njëjtën gjë e kishte bërë vite më parë me presidentin turk. /Telegrafi/

(Visited 177 times, 1 visits today)