Përveç dënimit, UEFA e detyron Serbinë ta bëjë këtë veprim

omisioni Disiplinor i UEFA-s ka gjobitur sot Federatën Serbe të Futbollit me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë dhe ka gjobitur me 33.250 euro Federatën e Futbollit të Serbisë për lëshimet në organizim për takimin ndaj Portugalisë.

Përveç dënimit me ndeshja pa tifozë, UEFA ka njoftuar federatën serbe se duhet ta shpalosim një flamur gjigant me mbishkrimin: Equal Game, përcjell GazetaBlic.Ky vendim i UEFA-s vie pas thirrjeve të shumta raciste të tifozëve serb.

UEFA urdhëron Federatën e Futbollit të Serbisë që të luajë dy ndeshjet e tyre të ardhshme të garave të UEFA-s me dyer të mbyllura,Federata serbe është e urdhëruar të shfaqë një flamur me fjalinë “#EqualGame”, me logon e UEFA-s në të, në ndeshjen e radhës, të cilën ata do ta luajnë si vendas.