Po, qeveria Kurti punësoi 42 mijë persona në Gjermani e Zvicër, qeveritë Thaçi e Mustafa mbi 500 mijē

Nga Viktor Buzhala

Kur njerëzit nuk shohin prespektivē në një vend, ikin diku tjetër për jetë më të mirë. Kështu, sipas statistikave vepruan 42 mijë kosovarë vitin e fundit. Ikën kryesisht drejt Gjermanisë e Zvicrës. U punësuan atje dhe marrin tashmë rroga nga 1500-2000 euro, e në Zvicër 3000-5000 franga.

Ne nuk jemi as Gjermani, as Zvicër. Por, ishim ata qē u kthyem në Kosovën e shkatërruar nga Iufta. U kthyem pasi ishim të sigurtë që Kosova e çliruar ka me u bë lule e dritë, parajsë pēr Kosovarēt.

Fatkeqësisht nuk ndodhi kēshtu. Ikjet e para filluan menjëherë pas vitit 2000. Vazhduan me intensitet të shtuar pas shpalljes së pavarësisë nën patronatin e qeverisë Thaçi 1. Por, kampion i punësimeve në Gjermani ishte qeveria Mustafa, e cila brenda disa muajve punësoi nē Gjermani e gjetiu në përendim gati 100 mijë veta.

Fatkeqësisht trendi nuk u ndal as me qeverinë e re. E kur ik sepse nuk i beson prespektivēs kētu, i bie qē po ik shkaku i qeverisjes. Kjo nënupton direkt që shkaku i saj po punēsohesh atje.

Sot, gati gjysmë milioni njerëz falënderojnē qeveritë PDK&LDK që ua shoi shpresat në këtë vend dhe ikën për jetë më të mirë. Po mos ti bindnin ata, nuk do të iknin.

Do të ishin këtu ose nē pritje të ndonjë pune, ose duke punu në kushte aapak të këndshme me rroga nga 2-300 euro.

Njëjtë po vazhdon edhe në qeverisjen e re. Kjo duhet të ndërpritet menjëherë. Duhet të bëhet një program i qartë punësimi konkurrent. E ai nuk arrihet me shifra iluzore, por me vizion të qartë.

(Visited 50 times, 1 visits today)