Prek Kodra flet për herë të parë: Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, m’keni marrë n’qafë

Prek Kodra është personi që sipas mediave në Shqipëri bazuar në disa dokumente ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxha.

Për herë të parë, për këtë rast ka folur vet Kodra, raporton Gazeta Sinjali.

“Çka me spjegu, vetëm po shpiket. Albin Kurtin e njoh përmes televizorit, s’kom lidhje me asnjë njeri në botë që bën aso gjëra. Po më merrni në qafë mu e familjen tem. Nuk më shkon mua kjo gjë.”, tha ai në T7.

“Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme”.

Kodra po ashtu tregoi edhe për momentin kur ai u ndalua nga Policia e Kosovës në kufi, gjatë hyrjes së tij në Kosovë, rreth një viti më parë.

“Nuk më ka pyet kërkush nga policia për këtë gjë. Mua më kanë ndalë në Kosovë para një viti në Doganë. Kam qenë duke shku në Kosovë me ble një kamionçinë për ndërmarrjen time. Kur më kanë ndalu kam qenë më makinën e vajzës time. Më kanë marrë dokumentat, më kanë thënë, a ka mundësi me zbrit dhe më kanë mbajt aty nga ora 2 pasdite deri në 11 të darkës, as nuk mëtregojshin pse jam ndal.

Më kanë nxjerr paret, më kanë thonë a ke gjë me veti. I kom thonë po kam 15 mijë euro me veti. Më kanë dërguar në Prishtinë, tek departamenti i kirmeve të rënda, atje më kanë marrë në pyetje dhe unë nuk kuptojsha mirë se për cka bëhej fjalë. Më thanë se dyshohesh për falsifikim të parasë. Unë isha i sigurt që paratë ishin të pastërta”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka qenë i informuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) se ka pasur një plan për atentat ndaj tij në vitin 2021.

“Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti të lëshuar më 19 shtator.

Vra.sja e këtyre tri figurave ishte planifikuar me qëllim të, siç thuhet në dokumentin të cilit i referohen mediat në Shqipëri, “destabilizimit të Kosovës”.

(Visited 34 times, 1 visits today)