Presidenti Serb Vuçiç “Vajton” Para Popullit Serb:”Ditë Të Zeza Do Vinë Për Ne” Presioni Për Kosovën Do Të Jetë Në Rritje

Pas bisedës që pati me presidentin Putin, Aleksandër Vuçiç, thotë se presioni i perëndimit do të intensifikohet e sidomos sa i përket Kosovës.

Ai po ashtu tha se nuk e dinte se sa mund të rezistonte Serbia nga gjoja politika e neutralitetit për luftën në Ukrainë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se presioni ndaj Beogradit do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim, sidomos sa i përket çështjes së Kosovës.

Vuçiç: Presionet janë një abuzim dhe ato do të konsistojnë në radhë të parë për Kosovën.

Serbia do detyrohet të arrijë një marrëveshje me shqiptarët, mbi të gjitha të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse kjo do të ishte një zgjidhje për të gjithë, sepse ajo do të forconte pozicionin e Perëndimit ndaj Rusisë.

Deklarata e liderit serb, vjen pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sa i përket regjimit të sanksioneve dhe mos dënimit të Rusisë për luftën në Ukrainë po i kushton dhe do t’i kushtojë Serbisë.

Vuçiç ka shfaqur shenja dorëzimi gjatë konferencës për medie lidhur me sanksionet.

Vuçiç: Nuk është e lehtë të ndjekësh një politikë të pavarur dhe se nuk është e lehtë të thuhet se edhe për sa kohë do të mund ta bëjë Serbia këtë.

Siç bënë me dije zyrat e shtypit të dy presidentëve, Vuçiç dhe Putin ranë dakord që të zgjasin kontratën për furnizimin me gaz rus të lëngshëm.

(Visited 101 times, 1 visits today)