Putini nuk shfaqet për fjalimin e paralajmëruar: “Ka mundësi që nuk është më president”

Mbrëmë, fjalimi i paralajmëruar papritur i Vladimir Putin u shty. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe sot paradite. Edhe pse kishte raportime se fjalimi do të zhvillohej rreth orës 7 të mëngjesit, ende nuk ka ndodhur.

A sugjeron kaos në Kremlin ky lloj njoftimi për një fjalim drejtuar kombit, pastaj shtyrja e tij? Ish-ambasadori kroat në Rusi, Bozho Kovaçeviq, ka komentuar gjithçka për RTL.hr, përcjell Gazeta Express.

“Kur erdhi lajmi për shtyrjen e paraqitjes së tij, menjëherë u spekulua për arsyet e mundshme të shtyrjes. Një nga arsyet e mundshme është se ai nuk është më president”, thotë Kovaçeviq.

“Njoftimi dhe vonesa tregon se ai nuk ka gjithçka nën kontroll absolut dhe deri tani ka arritur ta krijojë përshtypjen se gjithçka që ndodh në Rusi varet nga ai. Në fund të fundit, kjo luftë në Ukrainë konsiderohet si lufta e Putinit, por disfata në Ukrainë do të konsiderohet edhe me humbjen e Putinit dhe ai dëshiron ta shmangë atë me çdo kusht”, thotë ish-ambasadori.

“Mendoj se prej disa kohësh shumë netë në Kremlin kanë qenë të trazuara sepse ai operacion special ushtarak që u konceptua si Blitzkrieg, rezultati i të cilit supozohej të ishte një ndryshim i shprehur i qeverisë ukrainase, Blitzkrieg dështoi. Që nga ai moment Kremlini ishte në trazira”, thotë Kovaçeviq.

(Visited 102 times, 1 visits today)