Qeveria jep edhe një lajm të mirë për punëtorët

Ministria e Financave ka bërë të ditur se po vazhdon procesi për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individë që do të procedohen nesër.

Përfitues të këtyre masave janë punëtorët që kanë humbur vendin e punës, ata që nuk kanë kontratë pune dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve, shkruan Reporteri.net.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Ministrisë kanë thënë se më pas do të vazhdohet me ekzekutimin e pagesave të masës 3b ku përfshihet pagesa për qiratë e bizneseve.

Ky është njoftimi i plotë:

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐫𝐮𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲𝐭ë 𝐭ë 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐦𝐚𝐬ë𝐧 𝟑 (𝐚)

Ministria e Financave njofton se Thesari ka ekzekutuar transferin për pagesën e 53,248 përfituesve të masës 3 (a) në vlerë prej 9,446,560.00 Euro, që përfshin pagesën për herën e dytë si dhe pagesën për dy muaj përnjëherë për ata të cilat nuk kanë pranuar deri tani pagesën për muajin e parë, ndërsa mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga nesër në zyrat bankare.

Ndërsa, po vazhdon procesi i përgatitjes për ekzekutimin e masave 7, 8 dhe 14 për përfituesit individë që do të procedohen nesër, duke vazhduar me ekzekutimin e pagesave të masës 3b (qiratë). /Reporteri.net/