Rama: Nëse Kosova dhe Shqipëria janë një, Vuçiqi mund të shkojë edhe në hënë po të dojë – përballë na ka ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar deklaratën e Aleksandër Vuciqit, se ‘Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën’.

“Nëse jemi një, Vuciq le të shkojë në lindje, perëndim e ku të dojë, ai do të ulet me ne, me shtetin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe do të bisedojë me shtete sovrane dhe të pavarura. Por përballë deklaratave të tilla provokuese, ka dy rrugë, njëra është rruga e barrikadimit, tjetra e përballimit”, theksoi Rama.