Real Madrid ka marrë këtë vendim për Mbappen

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga transferimi i Kylian Mbappe nga PSG.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Mbappe, është emri që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Real Madrid.

E përditshmja spanjolle ‘AS’ shkruan se ‘Los Blancos’ kanë vëne yllin e PSG si prioritet për verën e ardhshme, transmeton lajmi.
Me këtë synim në mendje, Real Madrid do ta kalojë janarin pa asnjë transferim, në mënyrë që të shfrytëzojë gjithë potencialin për Mbappe.

Në rast se këto raportime janë të sakta, atëherë Eriksen nuk do të transferohet në Real Madrid gjatë janarit.