Sa ka pasuri njeriu më i paguar në Kosovë, që merr pagë mujore 5 mijë euro

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka bërë edhe njeriu më I paguar në Kosovë aktualisht – drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës [TRUST], Adrian Zalli – raporton Periskopi.

Zalli, i cili mban këtë pozitë qe disa vite, nuk ka deklaruar asgjë te pasuria e paluajtshme. Ndërsa, te pasuria e luajtshme ai ka deklaruar një veturë, vlera e së cilës arrin në 12 mijë e 700 euro.

Ai ka deklaruar mbi 200 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucione financiare.

Të hyra vjetore nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ai ka deklaruar mbi 60 mijë euro. Ai vazhdon të jetë njeriu më i paguar në Kosovë, me pagë mujore mbi 5 mijë euro./PERISKOPI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *