Sami Lushtaku: Ky Albin Kurti shkon në dialog si bylbyl

Një ndër njerëzit më të fuqishëm në Partinë Demokratike, Sami Lushtaku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Periskopin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat PDK-ja u rendit e dyta me mbi 17 për qind.Lushtaku ndër tjerash ka folur edhe për çështjen e dialogut, që menjëherë pas fitores së Kurtit u bë kryetemë në politikën vendore.

Ishin tri letra uruese nga ShBA-të, Gjermania dhe Franca, që potenconin rëndësinë e dialogut – ani që, vetë z.Kurti ka thënë se ajo nuk është në listën e prioriteteve të tij, përcjell Periskopi.

Por çka mendon për një gjë të tillë, Sami Lushtaku?

Lushtaku ka deklaruar se Kurti qëndrimet e tij kundër dialogut i ka pasur sa ishte në opozitë, dhe një gjë të tillë e ka konsideruar “mashtrim të qytetarëve”.Ai po ashtu beson se Kurti nuk do ta izolojë Kosovën, duke qenë se do të shkojë në dialogun me Serbinë – i veshur me petkun e pushtetit.

Përgjigja për këtë çështje

Kurti shumëçka ka kundërshtu kur ka qenë në opozitë; kur je në opozitë e ke shumë lehtë me kundërshtu. Leje çka thotë Kurti… si bylbyl ka me shku, kështu që duhet me ju përmbajt asaj që ka ndodhë në vazhdimësi në dialog, në fund të fundit, ne nuk kemi nevojë mu frikësu nga dialogu me Serbinë.

Ai kam me shku, është njëra nga prioritetet e ndërkombëtarëve, ka me qenë i detyruar me bë këtë punë. Ai e ka mashtru qytetarinë e këtij vendi me kauza të rrejshme dhe të paqëndrueshme, e tash ka m’u përball vetë me ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *