Serbët dhe rusët po përgatisin luftë në Kosovë? Kryeministri Kurti ka zbuluar detaje të frikshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë sepse sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë. Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk do të ketë më luftë.

Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë. Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin “Mburoja Sllovene” dhe “Vëllazëria Sllovene”.

Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj, me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbënë rrezik për Ballkanin Perëndimor.

“Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë ekskluzive për Večernji list.

(Visited 128 times, 1 visits today)