Serbia po maltreton shtetasit e Kosovës, flet mërgimtari nga Holanda – tregon çka i ndodhi në kufi

Serbia po vazhdon me sjelljen e saj destruktive karshi shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e madje edhe ndaj tyre që Serbinë e shfrytëzojnë si rrugë tranzit gjatë udhëtimit për në vendlindje.

Një numër i madh i mërgimtarëve janë ankuar se janë ndaluar të hyjnë në Serbi në kufirin me Hungarinë.

Një shtetas i Kosovës i cili jeton në Holandë, ka thënë se sot është ndaluar dy herë të hyjë në Serbi, nga Hungaria.

Ai shton se arsyeja që i është dhënë nga autoritetet serbe, është se ai duhet të ketë pasaportë të një vendi evropian.

Nuk dihet nëse autoritetet e Kosovës janë në dijeni për këto veprime të autoriteteve serbe, të cilat vazhdimisht janë sjellur në mënyrë destruktive karshi shtetasve të Kosovës.

Ndryshe, çështja e lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë është e rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në Bruksel.

Megjithëse në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”, gjithashtu në këtë marrëveshje thuhet se “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

(Visited 285 times, 1 visits today)