S’është punë e Kurtit a mbështjellem me qebe a si nxehem dimrit, ai duhet të ma lirojë rrymën

Daut Haradinaj i ftuar në një emision televiziv ka folur për detyrat dhe përgjegjësitë që duhet t’i ketë kryeministrit Kurti, shkruan GazetaDemos.

Ai tha se nuk kritikon Kurtin por kryeministrin dhe vendimet e tij, që sipas Haradinajt janë qesharake dhe po shkojnë direkt në kuletën e qytetarit.

“Ne nuk jemi kritikues të Albin Kurtit, ne jemi kritikues të kryeministrit dhe vendimeve, psh nëse Albin Kurti ka thënë nuk ulna me Vuçiqin pa kërku falje, pa u kthy të zhdukurit, pa u bo infrastruktura legjitime në pjesën veriore, e tjera, se s’po hyjmë te bashkimi kombëtar, tash ti edhe po ulesh, po dialogon edhe po merr vendime qesharake që po i shkojnë direkt qytetarit në kuletë”, tha Haradinaj.

Tutje ai ka folur edhe për çmimet e derivateve duke thënë se pritet të jetë një dimër shumë i vështirë për shkak të rritjes së çmimeve.

“P.sh i ki çmimet enorme, derivatet enorme të shtrenjta, e ki rrymën mos të flasim, katastrof, pritet dimër shumë i keq, këto janë përgjegjësit e kryeministrit, nuk është përgjegjësi e kryeminstrit a pi ujë në gotë apo në shishe, a me u mbështjell me qebe a qysh me u nxe dimrit, ai duhet me ma liru rrymën mu, kaq, kjo është detyrë e tij me hek akcizën e naftës për me u liru nafta, këto janë përgjegjësit e një ekzekutivi”, shtoi Haradinaj.

Mes tjerash ish-deputeti i AAK-së potencoi se kryeministri Kurti nuk mund të quhet patriot vetëm pse e bënë shenjën e shqiponjës.

“S’është detyrë e tij me recitu vjersha patriotike me bo shqiponjën, se ai që e bon shqiponjën është patriot , shqiponjën e bëjnë edhe sllavët, arabët, evropianët e bëjnë edhe yjet e estradës botërore po s’domëthënë që ai vendos mbi jetën time”, tha ai.

Më poshtë ndiqni videon e plotë:

(Visited 21 times, 1 visits today)