SHBA ia palon keq Listës Serbe me strukturat paralele në Kosovë

ShBA-ja e ka g oditur Listën Serbe për mbështetjen që i ka dhënë nënkryetarit të këtij subjekti politik Milan Radojçiq i cili është i kërkuar nga autoritetet kosovare.

Një zyrtar i lartë amerikan,ka thënë se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Milan Radojçiq dhe i kanë kujtuar Listës Serbe se ai është i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit të shtetit amerikan për përfshirje në k orrupsion dhe k rim të organizuar transnacional.

“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiq. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe k rim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje për Klan Kosovën.

(Visited 194 times, 1 visits today)