Shmangia e ndikimit rus, Britania e Madhe ndan 100 milionë dollarë për Ballkanin Perëndimor

Shmangia e ndikimit rus, Britania e Madhe ndan 100 milionë dollarë për Ballkanin Perëndimor.Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, gjatë vizitës së saj në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar se shteti i saj do të investojë 100 milionë dollarë investime për energjinë dhe infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor. Me ndarjen e kësaj shume, ajo tha se dëshiron që ta bëjë të qartë se janë në mbrojtje të demokracisë, në mbrojte nga ndikimet malinje të Rusisë dhe korrupsionit.

“Ne po investojmë për të rritur sigurinë tuaj ekonomike. Ne po e zgjerojmë ofertën tonë për investime të sinqerta dhe të besueshme në infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor. Ne synojmë të mobilizojmë 100 milionë dollarë investime të mbështetura nga Mbretëria e Bashkuar deri në vitin 2025”.

Truss në Sarajevë tha se janë duke punuar që të mbrojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe se për këtë kanë sanksionuar dy politikanë për shkak të retorikës së tyre nacionaliste dhe mohuese të gjenocidit, raporton Gazeta Express.

“Ne do të përkrahim integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Historia na tregon neve se duhet të veprojmë kundër agresionit me veprime dhe me forcë. Përkrahja jonë për Bosnje e Hercegovinën – sikurse ajo për Ukrainën – është rreth asaj që ne besojmë në një princip të thjeshtë: e drejta e njerëzve për të vendosur për të ardhmen e tyre demokratike dhe të mbrojnë veten”.

(Visited 66 times, 1 visits today)