Shpikja e re lejon burrat t’i ushqejnë bebet me “gji”

Më në fund, është koha ta sillni në shtëpi fëmijën tuaj. Sa emocionuese! Nuk ka asnjë gëzim tjetër në botë që të krahasohet me t’u bërë prind.

Dhe, sapo u bë edhe më mirë; kjo shpikje i lejon burrat të ushqejnë foshnjat me “gji”.

Dentsu, një kompani japoneze, krijoi një mjet për ta veshur baballarët kur ushqejnë fëmijët e tyre.

Bëhet fjalë për një rezervuar qumështi i veshur, në formë gjiri. Pajisja lidhet me njërën nga shpatullat e babait dhe ka një ‘thithkë” që fëmija të ushqehet.