Shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, çdo herë bashkë kundër Serbisë

“Kroacia nuk i harron heronjtë shqiptarë”, ky është mesazhi i videos që së fundmi është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Në këtë video thuhet se shqiptarët dhe kroatët janë vëllezër, gjersa jepen edhe arsyet për një konstatim të tillë.

E ndër arsyet më të fuqishme padyshim se është pjesëmarrja e një numri të madh shqiptarësh në luf.tën për pavarësinë e Kroacisë.

Rreth 2000 shqiptarë derdhën gjakun e tyre për Kroacinë pavarësisht, gjuhës, dallimeve fetare e etnike.

Ndër heronjtë shqiptarë që luf.tuan për Kroacinë përmenden Bekim Berisha-Abeja, Fehmi Lladrovci, Xhelal Hajda-Toni, Rrahim Ademi e shumë të tjerë.