Strategjia e turpshme e grekëve, ja çfarë iu bën lojtarëve që zgjedhin kombëtaren shqiptare

Kohët e fundit, Kombëtarja e Greqisë duket e fiksuar keq pas futbollistëve shqiptarë. Të gjithë e kanë të freskët rastin e Fiorin Durmishajt.

Fillimisht, sulmuesi u përshkrua me një të ardhme të artë që e priste, u trajtua si hero në futbollin grek vazhdimisht, u bind të pranonte Greqinë dhe jo Shqipërinë, e tani lihet në harresë prej helenëve.

Strategji e pastër… Mirëpo, “Panorama Sport”, me burime pranë ekipeve përfaqësuese të moshave apo edhe të sektorëve që merren në FSHF me lojtarët e ri apo skautimin e tyre, bën me dije një fakt shqetësues.

Në momentin kur ekipet e moshave të Shqipërisë zhvillojnë grumbullime apo edhe turne miqësorë, prindërit e talenteve vihen në hall të madh.

Kjo ndodh vetëm me futbollistët që jetojnë në Greqi, pasi në shkollat greke, këta fëmijë apo të rinj e kanë të pamundur që t’i justifikojnë mungesat.

Prindërit në këtë moment vihen përpara një përgjegjësie të madhe, pasi fëmijët e tyre rrezikojnë që të mbesin në klasë me detyrim. Shkaku? Sepse vijnë në tokën amë për të luajtur me Shqipërinë. Padyshim një strategji e turpshme e grekëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *