Superfansi i Kombëtares Shqiptare Ballist Morina lirohet nga burgu

Superfansi i Kombëtares Shqiptare Ballist Morina lirohet nga burgu.Është liruar nga burgu fansi i njohur Ballist Morina.
Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Gjykata e Durrësit ka pranuar që të gjykojë të lirë Morinën, duke e liruar nga burgu. Ky vendim u dha me pretendimin se nuk ishte në dijeni të akuzës.“Vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.

(Visited 65 times, 1 visits today)