Syla: Albin Kurti po përmbyset, s’ka staf e as njerëz

Analisti dhe gazetari Valon Syla ka thënë se sipas sondazhit të fundit të publikuar në Pressing, po dëshmohet rënia e VV-së.

Megjithatë, sipas tij, këtë rënie nuk po arrijnë ta kapitalozjnë ende PDK dhe LDK.

“VV po bjen, rrastë. Problemi është që PDK dhe LDK s’po e kthejnë terrenin aq sa po bien ata”, ka thënë ai në Pressing.

Rënia e VV-së në sondazhe, sipas Sylës lidhet me performancën e dobët të kryeministrit Albin Kurti në qeveri.

“Albin Kurti po përmbyset, i ka ngrit pritjet e s’po bën kurgjo”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti nuk ka staf e as njerëz, duke e lidhur këtë me vendimin e tij të fundit për t’u bërë udhëheqës i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

“S’ka staf, s’ka njerëz. Ky veten po e qet në Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi. Është hera e parë që e merr një punë. Ta shohim qysh po e kryen”, tha ai.

Sipas hulumtimit të UBO Consulting, të kryer fundjavën e kaluar, në zgjedhje VV do të merrte 37.3% të votave, PDK 21.7%, LDK 22.3% dhe AAK 7.7%.

(Visited 10 times, 1 visits today)