Sylë Tahirsylaj jep lajmin e madh, tregon se deri kur do të zgjasë moti me shi

Reshjet e mëdha të shiut, janë përcjellur me stuhi të cilat kanë shkaktuar dëme në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Kjo stuhi, është paralajmëruar se mund të prekë sot edhe vendin tonë, përderisa dita ka nisur me reshje të mëdha por në intervale të shkurta kohore.

Media ka kontaktuar profesorin e Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj i cili ka njoftuar se ky mot me shi do të zgjasë deri të enjëten në mbrëmje.

“Ky mot me shi do të zgjasë deri të enjëtën në mbrëmjë”, ka thënë Syla.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, zonat më të rrëzikuara janë pjesa veriore e vendit, konkretisht rrjedha e lumit Ibri dhe Sitnica me degët e tyre. Pastaj vjen pjesa lindore e Kosovës, sidomos Kriva Reka me degët e saj dhe pjesa jugore, lumi Lepenci dhe Nerodimja.